​Ballkani e transferon “makinerinë” e golave nga kampioni i Sllovenisë

Futboll

​Ballkani e transferon “makinerinë” e golave nga kampioni i Sllovenisë

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 22:15
Sunday Adetunji

Përmes një komunikate, kampioni i Kosovës, Ballkani e ka konfirmuar transferimin e sulmuesit nigerian, Sunday Adetunji.

Adetunji i bashkohet Ballkanit në një kontratë tri vjeçare, e cila do ta mbajë sulmuesin nigerian te kampioni i Kosovës deri në vitin 2027, raporton KosovaPress.

“Potenca e tij, grinta e goditja e fuqishme, do t'i shërbejnë skuadrës për 3 vitet e ardhshme, si një armë e fortë më shumë në repartin ofanziv”, shkruante në komunikatën e Ballkanit.

26 vjeçari që së fundmi ishte pjesë e kampionit të Sllovenisë, NK Celje, për dy vite ka qenë te skuadra e Shkupit, ku edhe u shndërrua në "makineri" golash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat