​Prishtina e kompleton shtabin teknik

Futboll

​Prishtina e kompleton shtabin teknik

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 22:32
Prishtina

Gjiganti i futbollit kosovar, Prishtina ka njoftuar se e ka kompletuar shtabin teknik, para fillimit të sezonit 2024/25 të Superligës së Kosovës.

Pasi emëroi si trajner, Jean-Michell Cavalli, Prishtina ka bërë të ditur se teknikut francez do t’i ndihmojnë ndihmësi Moulay Azzegouarh, Liridon Kukaj, Behar Maliqi dhe trajneri i portierëve, Ahmet Beselica.

𝐌𝐨𝐮𝐥𝐚𝐲 𝐀𝐳𝐳𝐞𝐠𝐨𝐮𝐚𝐫𝐡, 56 vjeç nga Maroko, ka punuar më parë te klubi algjerian, Paradou AC, te klubi francez, Jura Dolois, si dhe asistentmenaxher në Përfaqësuesen e Vietnamit

𝐋𝐢𝐫𝐢𝐝𝐨𝐧 𝐊𝐮𝐤𝐚𝐣, ish-futbollisti i trofeshëm i skuadrës sonë, së fundi ishte trajner i FC Prishtina U19

𝐁𝐞𝐡𝐚𝐫 𝐌𝐚𝐥𝐢𝐪𝐢, ish-futbollisti i trofeshëm i skuadrës sonë, së fundi ishte pjesë e Feronikelit duke lënë futbollin aktiv

𝐀𝐡𝐦𝐞𝐭 𝐁𝐞𝐬𝐞𝐥𝐢𝐜𝐚, ish-portieri i trofeshëm i skuadrës, tani më trajner shumëvjeçar i gardianëve bardhekaltër

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat