Shaljani te Dinamo

Futboll

Shaljani te Dinamo

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 23:00
Ardian Shaljani

Dinamo e Ferizajt po përforcon radhët e saja për edicionin e ri.

Kjo skuadër ka ambicie që të hyjë në elitën e futbollit të Kosovës.

“Kemi nënshkruar me qendërmbrojtësin, Ardian Shaljani.

Ardian Shaljani sjell me vete një përvojë të pasur dhe një prani të fortë në mbrojtje, duke qenë pjesë e disa skuadrave të njohura. Ai më parë ka luajtur për skuadrat si KEK-u, Besa Kavajë, Ferizaj, Flamurtari dhe së fundmi Rahovecin.

Përveç kësaj, ai ka qenë pjesë e grupmoshave U21 të Shqipërisë, ku ka treguar aftësi dhe potencial të madh.

Presim me padurim që Ardiani të kontribuojë në suksesin e skuadrës sonë dhe t’i sjellë më shumë stabilitet dhe siguri mbrojtjes sonë”, njofton FC Dinamo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat