Skuadra e Trepçës ’89 nga Mitrovica synon të jetë sa më e kompletuar për edicionin e ri.
Kolektivi mitrovicas përforcohet me futbollistin Alnin Kapra.
“Klubi Futbollistik Trepça’89 zyrtarizon transferimin e parë për sezonin e ri.
Kapra luan pozitën e mbrojtësit të majtë dhe në të kalurën ka qenë pjesë e klubeve të ndryshme Kosovare si FC Ballkani, FC Liria dhe KF Drenica.
24 – vjeçari i u është bashkuar skuadrës dhe është vënë nën urdhrat e stafit”, njofton KF Trepça ‘89.