​Buongiorno ka ende opsionin e Interit, pavarësisht marrëveshjes me Napolin

Futboll

​Buongiorno ka ende opsionin e Interit, pavarësisht marrëveshjes me Napolin

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 23:03
Alessandro Buongiorno

Mbrojtësi i Torinos dhe Italisë, Alessandro Buongiorno do të duhet të vendosë mes Napolit dhe Interit, pavarësisht se napoletanët kanë arritur një marrëveshje me Torinon të mërkurën mbrëma, sipas spekulimeve të fundit.

Napoli, konkretisht drejtori sportiv Giovanni Manna, pati një takim me agjentin e lojtarit, Beppe Riso të mërkurën dhe praktikisht shtrëngoi duart për një marrëveshje me vlerë 40 milionë euro të përbërë nga 35 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse, raporton KosovaPress.

Megjithatë, nuk ka ende një marrëveshje për kushtet personale. Thënë kështu, Napoli është i bindur se do ta përfundojë atë pjesë të negociatave gjithashtu së shpejti, sipas raporteve nga “Sky Sport Italia”.

Çelësi i marrëveshjes së Napolit me Buongiorno mund të jetë përfshirja e një klauzole lirimi më vonë, e cila do t'i lejonte qendërmbrojtësit të kërkuar të kalonte në një klub tjetër brenda pak vitesh nëse dëshiron.

“Sky” sugjeron se klauzola e lirimit mund të jetë në një shumë prej rreth 70 milionë euro, e cila mund të bëhet aktive tre vjet pas qëndrimit të tij në Napoli.

Megjithatë, Napoli duhet të jetë ende i kujdesshëm ndaj Interit, i cili gjithashtu ka folur me agjentin Riso për të diskutuar një lëvizje të mundshme në “San Siro”.

Riso ka konfirmuar se ditët e fundit ka bërë “pak muhabet dhe disa shaka” me përfaqësuesit e Interit. “Sky” raporton se interesimi i Interit për Buongiornon është i vërtetë dhe serioz, dhe jo vetëm një përpjekje për të trazuar Napolin.

Buongiorno tani pritet të marrë disa ditë për të reflektuar dhe folur përsëri me agjentin e tij. Ai pritet ose të bjerë dakord për një marrëveshje me Napolin, ose të pres për një ofertë të mundshme nga Interi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat