Tefik Çanga përforcohet me sulmuesin e spikatur

Futboll

Tefik Çanga përforcohet me sulmuesin e spikatur

Nga: K.G. Më: 4 korrik 2024 Në ora: 23:04
Bleon Shaqiri

Sulmuesi më i mirë i Ligës së Dytë të Kosovës, Bleon Shaqiri, i bashkohet Tefik Çangës nga Tërni.

Shaqiri ka luajtur për Mitrovicën në edicionin e kaluar. 

Ky është një përforcim i madh për skuadrën e Tefik Çangës, e cila garon në ligën e dytë.   

“Kemi kënaqësinë të komunikojmë zyrtarizimin e përforcimit të radhës, bomberit të Ligës së Dytë të Kosovës, Bleon Shaqiri.

Futbollisti ynë i ri tani e tutje do të rrugëtojë me ne pas një kampionati fantastik që kishte duke qenë top golashënuesi i ligës me 29 gola të shënuara.

Ardhja e tij si kampion nga FC Mitrovica, është një vlerë e madhe për skuadrën tonë dhe pasqyron më së miri objektivat që kemi në këtë kampionat”, njofton KF Tefik Çanga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat