Interi “blindon” portën me Martinezin

Futboll

Interi “blindon” portën me Martinezin

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 23:07
Josep Martinez

Ditë e rëndësishme merkatoje për Interin, që këtë të enjte ka firmosur me portierin spanjoll Josep Martinez.

Gardiani mbërriti në qytet paradite dhe kreu testet mjekësore, për të firmosur më pas edhe kontratën që do ta mbajë te Interi deri në verën e 2029-ës.

Për kartonin e spanjollit, zikaltrit paguan 12 milionë euro në arkat e Genoas, teksa në të ardhmen do të arkëtojnë edhe tre të tjera në formë bonusi. Me Martinez porta mund të quhet e blinduar, pasi spanjolli dhe Yann Sommer do të alternohen si titullarë në sezonin e ri.

Ndërkohë, po këtë të enjte zikaltrit arritën marrëveshjen edhe me Venezian për blerjen e kartonit të mesfushorit 22-vjeçar amerikan, Tanner Tessman.

Ky i fundit shkëlqeu me Venezian në Serinë B, teksa nga kjo verë kalon në pronësi të Interit, por do të qëndrojë te lagunarët edhe sezonin e ardhshëm në Serinë A për të fituar më shumë eksperiencë dhe luajtur rregullisht.

Ndërkohë, te Venezia do të transferohet mesfushori i Interit Oristanio, i cili pas një viti në huazim te Cagliari, tashmë do të bëhet plotësisht pjesë e lagunarëve, si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Tessman te zikaltrit..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat