Mbrojtësi shqiptar, Maldini Kacurri bën një hap të rëndësishëm në karrierë, pasi ka firmosur kontratën e parë profesioniste me skuadrën e Arsenalit.
18-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrave zinxhir të “topçinjve” dhe tashmë ka firmosur zyrtarisht një kontratë profesioniste me Arsenalin.
Futbollisti 18-vjeçar ka qenë pjesë e akademisë së “Topçinjve”, teksa sezonin e shkuar u paraqit 13 herë për ekipin U18 të Arsenalit dhe më pas kaloi në ekipin U21.
Kacurri ka qenë pjesë e Shqipërisë U17 dhe U19. Ai ka pasur pesë paraqitje te U19-shi dhe 2 me Kombëtaren U17.