Arteta flet për të ardhmen e tij te Arsenali

Futboll

Arteta flet për të ardhmen e tij te Arsenali

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 10:27
Mikel Arteta

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka thënë se ai ka një marrëdhënie kaq të fortë me klubin saqë nuk pret të ketë ndonjë pengesë në nënshkrimin e një zgjatjeje të kontratës. Marrëveshja aktuale e spanjollit skadon në fund të sezonit 2024-2025 dhe pritej të rinovohej në fund të sezonit, pro ende nuk ka ndodhur kjo.

Arteta e udhëhoqi Arsenalin në vendin e dytë në Premier Ligë, dy pikë pas Manchester City, sezonin e kaluar.

"Nuk ka asnjë përditësim për kontratën për momentin. Gjëja që nuk ka ndryshuar është sa i lumtur jam dhe sa i vlerësuar ndihem këtu dhe sa shumë më pëlqen të përfaqësoj këtë klub," tha Arteta për “ESPN”.

"Gjërat ndodhin në një mënyrë të natyrshme dhe marrëdhënia jonë është aq e mirë sa nuk parashikoj që të ndodh ndonjë problem. Por gjërat duhet të zhvillohen në mënyrën e duhur dhe do të ndodhë", tha në fund Arteta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat