Flamurtari rinovon me 24-vjeçarin

Futboll

Flamurtari rinovon me 24-vjeçarin

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 15:22
Ariol Kaloshi

Ariol Kaloshi do të vijojë të jetë një futbollist i Flamurtarit.

Është vetë klubi vlonajt që me një postim në rrjete sociale njofton rinovimin e kontratës me portierin 24-vjeçar.

“Ariol KALOSHI rinovon  zyrtarisht si futbollist i Flamurtari Football Club! Vazhdojme se bashku ne familjen kuqezi te Flamurtari F.C”, shkruan klubi vlonjat.

Gardiani lushnjar do të jetë zgjedhje e dytë për portën pas afrimit të Stiven Frashërit dhe do të provojë shanset e tij për më shumë minuta këtë sezon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat