Vllaznia pjesë e grupit 2, në gjysmëfinale përballet me WFC Lanchkhuti

Futboll

Vllaznia pjesë e grupit 2, në gjysmëfinale përballet me WFC Lanchkhuti

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 15:28
Pamje nga shorti

Vllaznia e vajzave njohu këtë të premte emrat e tre ekipeve rivale të raundit të parë të Champions League  për këtë edicion.

Shorti i hedhur ditën e sotme nga UEFA në Nyon të Zvicrës i vendosi shkodranet në grupin 2, së bashku me WFC Lanchkhuti e Gjeorgjisë, SKN St. Pölten e Austrisë dhe Neftçi PFC e Azerbajxhanit.

Në gjysmëfinale, Vllaznia e vajzave do të përballet me WFC Lanchkhuti ndërsa ndeshja tjetër e grupit ka rezervuar përballjen mes St. Polten dhe Neftçi PFC. Dy fitueset e dala nga këto dy ndeshje do të luajnë një finale me njëra-tjetrën dhe vetëm një prej tyre do të avancojë për në raundin e dytë.

Ndeshjet gjysmëfinale të grupit do të luhen më datë 4 shtator ndërsa dy finalet për vendin e tretë/katërt dhe vendin e parë/dytë do të luhen më datë 7 shtator. Mbetet për t’u përcaktuar vendi se ku do të zhvillohen katër ndeshjet e këtij grupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat