Pezantohet tek Atalanta

Futboll

Pezantohet tek Atalanta

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 15:38
Pamje nga prezantimi

Sulmuesi Nikolo Zaniolo është zyrtarisht futbollist i Atalantës ekip në të cilin është pjesë edhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti.

Pas vizitave mjekësore, ai ka firmosur kontratën e re me bergamaskët  Me anë të një komunikate për mediat, klubi i Atalanta-s ka bërë me dije detajet e kësaj marrëveshjeje:

“Atalanta njofton se ka blerë lojtarin nga Gallatasarait me titull të përkohshëm deri më 30 qershor 2025, me detyrim blerje me titullin definitiv në varësi të paraqitjeve sportive të lojtarit”, lexohet ndër të tjera në deklaratën e klubit të Atalantës.

Zaniolo i kushtoi Atalantës 3 milionë euro për huazimin, ndërsa 18 milionë euro është çmimi i fiksuar për të blerë kartonin e tij, nëse lojtari luan 65-70% të ndeshje.

Nëse gjërat do të shkojnë sipas parashikimeve, futbollisti do t’i kushtojë Atalantës afro 22 milionë euro, në këtë shumë përfshihen edhe bonuset.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat