Në gjurmët e Ismajlit

Futboll

Në gjurmët e Ismajlit

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 16:11
Pamje nga një ndeshje

Kolonia e lojtarëve shqiptarë në Itali shtohet çdo ditë e më shumë. Xhoel Mezani është lojtari më i ri që i bashkohet Empolit.

Mbrojtësi 16-vjeçari ia ka dalë që të bindë drejtuesit toskanë dhe tashmë ka arritur të firmosë kontratën.

Mezani do të jetë pjesë e të rinjve të Empolit dhe do të synojë që të bëhet sa më shpejt pjesë e ekipit A.

Mbrojtësi do të tentojë të ndjekë rrugën e Ardian Ismajlit, Nedim Bajramit dhe Kristjan Asllanit, të cilët nga ekipet e moshave u bënë pjesë e ekipit të parë të Empolit. Kujtojmë se 16-vjeçari është gjithashtu pjesë e Kombëtares dhe shihet si një lojtar mjaft premtues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat