Tirana prezanton sulmuesin e ri

Futboll

Tirana prezanton sulmuesin e ri

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 16:34
Emiljano Mihana

Emiljano Mihana do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Tiranës.

Ai spikati 1 sezon me tërinjtë dhe tashmë është gati për eksperiencën e re në ekipin e parë. 

"Klubi i Futbollit Tirana njofton se talenti Emiljano Mihana i cili vjen nga radhët e Akademisë së Futbollit Tirana, është përzgjedhur nga stafi teknik për të qenë në skuadrën e parë!

Sulmuesi 16-vjeçar u afrua sezonin e shkuar në Akademinë bardh’ e blu, duke u kthyer në një nga lojtarët më të spikatur.

Pas vetëm 1 sezoni me të rinjtë e Akademisë Tirana, Mihana arrin të bindë dhe tashmë do të provojë veten me ekipin e parë.

Klubi i uron Mihanës suksese dhe sa më shumë paraqitje dinjitoze me fanellën bardh’ e blu!", njofton Tirana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat