Rocco Vata do të largohet nga Celtic.
Djali i ish-lojtarit të Kombëtares, Rudi Vatës pritet që të mbyllë aventurën me gjigantin skocez, për të nisur një të re në Angli.
Mediat irlandeze e bëjnë fakt të kryer që 19 vjeçari që përfaqëson Irlandën në rang kombëtaresh, do të veshë fanellën e Watford. Vata pritet që të kryejë vizitat mjekësore nga momenti në moment me ekipin e tij të ri.
Brenda dy ditëve të ardhshme pritet edhe zyrtarizimi i këtij operacioni, me palët që kanë rënë dakord për një kontratë 4 vjeçare. Ndërsa, nga kjo shitje klubi i Celtic do të fitojë 230 mijë paund.