Gjyqtari spanjoll do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Struga Trim Lum - Sllovan Bratisllava 

Futboll

Gjyqtari spanjoll do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Struga Trim Lum - Sllovan Bratisllava 

Nga: K.G. Më: 5 korrik 2024 Në ora: 17:00
Bengoechea

Gjyqtari 38-vjeçar, spanjoll Ricardo de Burgos Bengoechea do të jetë ndajë drejtësinë në përballjen mes kampionit të Maqedonisë së Veriut, skuadrës shqiptare Struga Trim Lum  dhe asaj sllovake Sllovan Bratislava.

Ndeshja luhet në kuadër të rrethit të parë të Champions League. 

Ndeshja do të luhet në Ohër më 17 korrik.

Bengoechea është gjyqtar ndërkombëtar për një kohë të gjatë, i cili ka referuar në La Ligën sezonin e kaluar.

Spanjolli ka referuar edhe “El Clasicon” spanjolle si dhe Superkupën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat