Matthaus shpjegon ndryshimet e Nagelsmann në formacionin e Gjermanisë kundër Spanjës

Futboll

Matthaus shpjegon ndryshimet e Nagelsmann në formacionin e Gjermanisë kundër Spanjës

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 18:02
Lothar Matthaus

Kanë mbetur edhe pak çaste deri te fillimi i çerekfinales së Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë.

Pak para fillimit të ndeshjes, legjenda gjermane, Lothar Matthaus shpjegoi ndryshimet që i ka bërë Julian Nagelsmann në formacionin e sotëm të Gjermanisë kundër Spanjës.

Matthaus tha se trajneri i Gjermanisë ka zgjedhur shpejtësinë me formacionin e sotëm ndaj Spanjës.

“Kur shikoj tre pozicionet që janë diskutuar: Mittelstädt ose Raum, Sané ose Wirtz dhe Can ose Andrich, mendoj se Nagelsmann ka zgjedhur shpejtësinë”, tha Matthaus. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat