Momentalisht po zhvillohet pjesa e parë e derbit të çerekfinales së Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë.
Edhe pse gola nuk ka ende, të dy kombëtaret po tregojnë luftë të vërtetë në fushë.
Lajm jo i mirë për Gjermaninë është ndëshkimi me karton të verdhë i mbrojtësit Antonio Rudiger.
Rudiger u ndëshkua në minutën e 13’, dhe tani do të mungojë në gjysmëfinale nëse Gjermania kualifikohet sonte.
Goditje e rëndë kjo për gjermanët.