Mesfushori i Barcelonës dhe i Kombëtares së Spanjës, Pedri u largua nga ndeshja e sotme kundër Gjermanisë, për shkak të lëndimit.
Pas një ndërhyrje të Toni Kroos, Pedri mbeti i lënduar dhe u detyrua të largohet nga fusha qysh në minutën e 8’.
Tani, siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Pedri ka pësuar një lëndim në gju.
Lëndimi duket të jetë serioz për Pedrin, i cili shpërtheu në lot teksa largohej nga fusha.