Arne Slot foli për herë të parë për mediet që nga marrja e drejtimit të Liverpool.
Në prononcimin e tij, pasuesi i Jurgen Klopp te “The Reds” u shpreh se Liverpool është vërtetë një klub special.
“Kam punuar në një klub vërtet të veçantë si Feyenoord, por edhe Liverpool është vërtetë special.
Kur dëgjova se Liverpool-i dëshironte të firmoste me mua, bisedimet ishin shumë të shpejta”-tha fillimisht ai.
Më pas i pyetur për stilin e lojës, nëse do të ruajë “trashëgiminë” e Jurgen Klopp, trajneri i ri i Liverpool deklaroi se zhvillon lojë të ndryshme nga gjermani.
“Kam trashëguar një skuadër që është e mirë në shumicën e lojtarëve të saj dhe me kulturë fituese, por ne do të ndërtojmë lojën tonë”-tha ndër të tjera Arne Slot.