Talenti nordik i “shkel syrin” Interit

Futboll

Talenti nordik i “shkel syrin” Interit

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 18:59
Albert Gudmundsson

Albert Gudmundsson ishte një nga surprizat më të bukura të këtij sezoni në Serie A. Islandezi, i cili luan si sulmues i dytë dhe bën të dy krahët e fazës ofensive, ka shënuar 16 gola me “Kuqeblutë” mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, teksa ka arritur të regjistrojë edhe 4 asistime.

Në “gjurmët” e tij janë prej kohësh “Zikaltërit” e Inter, ndërkohë që përveç kampionët në fuqi të Italisë e duan edhe “Bardhezinjtë” e Juventus, si edhe “Blutë” e Napoli, teksa në një prononcim të fundit për mediat, 26-vjeçari foli rreth cilësive dhe mentalitetit të tij, fjalë që janë pritur mirë te “Gjarpërinjtë” e Milanos.

“Unë mund të luaj në pozicionin e Mkhitaryan. Kam luajtur te Genoa si mesfushor në skemën 3-5-2. Dhe mendoj se jam paraqitur mjaft mirë. Kam ambicie të luaj në një klub të madh. Një sulmues nuk duhet të ketë frikë të gabojë.

Kur je pjesë e një ekipi të madh ke më shumë mundësi për të sulmuar, ke më shumë raste për gol në dispozicion. Nëse nuk arrin të dërgosh topin në rrjetë nuk duhet të demoralizohesh. Thjesht duhet të vijosh të luftosh dhe të krijosh mundësinë e radhës”,- u shpreh talenti nordik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat