Yamal bën diçka speciale që asnjë spanjoll nuk e ka bërë që nga viti 1966

Futboll

Yamal bën diçka speciale që asnjë spanjoll nuk e ka bërë që nga viti 1966

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 19:48
Lamine Yamal

Ylli i Spanjës, Lamine Yamal e ka çuar në këmbë të gjithë botën e futbollit me paraqitjet e tija fantastike.

Me vetëm 16 vite mbi supet e tij, Yamal është shndërruar në njërin prej lojtarëve kyç të Spanjës në Euro 2024.

Yamal asistoi sot te goli i Dani Olmos kundër Gjermanisë, asistimi ky i tretë i yllit të Barcelonës në Euro 2024.

E që nga viti 1966, asnjë spanjoll nuk ka regjistruar më shumë asistime në një turne të vetëm ndërkombëtar sesa Lamine Yamal (3 sosh).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat