PSG-ja ëndërron yllin e Bayern Munihut

Futboll

PSG-ja ëndërron yllin e Bayern Munihut

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 20:05
Bayerni

Paris Saint-Germain është totalisht i fokusuar në merkato, me qëllimin e vetëm, ndërtimi i një skuadre sa më konkurruese për arenën ndërkombëtare.

Së fundmi, sipas raportimeve të medieve franceze, fokusi i klubit parizien është te mesfusha dhe emri që ëndërron trajneri Luis Enrique të ketë në ekip është ylli i Bayern Munih, Joshua Kimmich, i cili është ndjekur me interes prej muajsh.

Kontrata e Kimmich me Bayern Munich skadon në qershor të 2025-ës dhe për momentin, nuk ka asnjë shenjë rinovimi.

Klubi bavarez për të mos e humbur atë me parametra zero pas një viti duhet të dëgjojë domosdoshmërisht çdo ofertë për mesfushorin, i cili ka admirues jo të thjeshtë, pasi Kimmich prej kohësh tashmë pëlqehet shumë edhe nga Barcelona.

Ende nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e mesfushorit gjerman, por e sigurt është që kjo verë ka për të qenë shumë e “nxehtë” për të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat