Mensah është futbollisti më i ri i Ballkanit!
Ballkani ka transferuar edhe një sulmues, kësaj rradhe në kampin e kampionëve ka zbarkuar Alfred Mensah i cili vije nga Partizani.
Suharekasit po vazhdojnë punën e fuqishme në merkato, ku deri më tani kanë arritur të sigurojnë shërbimet e disa prej futbollistëve më cilësorë në tregun e transferimeve.
Mensah do jetë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja, i cili po e përgatit skuadrën për garat e Ligës së Kampionëve.