Eljon Sota e mbyll me Partizanin. Pas tri sezoneve me “Demat”, mbrojtësi 26-vjeçar ka vendosur të nisë një aventurë të re.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sota njofton mbylljen e bashkëpunimit me skuadrën e kuqe.
“Faleminderit Partizani për këto 3 vite plot emocione dhe sukses.
Falënderues ndaj personave në klub që më kanë mbështetur që nga dita e parë.
Falënderoj shokët e ekipit gjatë këtyre viteve dhe në veçanti Ultras Guerrils. I uroj ekipit suksese në vazhdim”, shkruan lojtari fierak.
Me fanellën e Partizanit, Sota fitoi titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë.