Skuadrat e Superligës së Kosovës, Gjilani dhe Malisheva zhvilluan sot një ndeshje miqësore kundër njëra-tjetrës.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Agim Ramadani – Katana” në Gjilan, ku Malisheva triumfoi me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për Malishevën e shënoi Ibrahim Cervadiku në minutën e 87’ të ndeshjes.
Në javën e ardhshme, saktësisht më 9 korrik, Gjilani do të zhvillojë edhe duelin e dytë kontrollues, me kundërshtar ekipin e Ferizajt.
Rezultati final i ndeshjes së sotme, 1:0 në favor të Gjilanit.