Debutuesi i elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Besa nga Dobërdolli, ka vazhduar me përforcime të reja.
Pas konfirmimit të përforcimeve me Adama Samake dhe Adem Draganoviq, tani i bashkohen radhëve të tyre edhe Remzifaik Selmanit.
Selmani vjen te Besa nga radhët e Bregallnicës së Shtipit, ndërsa në të kaluarën ka luajtur për Gostivarin, Renovën, Shkendijen, Ujpestin, Llapin etj.
Besa po përforcohet fuqishëm për edicionin e ri.