Gostivari përforcohet me një lojtar me përvojë

Futboll

Gostivari përforcohet me një lojtar me përvojë

Nga: K.G. Më: 5 korrik 2024 Në ora: 23:06
Trajçevski

Mesfushori Dushko Trajçevski është kthyer në Maqedoni të Veriut pas disa vitesh në Qipro dhe ka veshur fanellën e skuadrës shqiptare Gostivari.

Futbollisti 33-vjeçar ishte futbollist i lirë pas largimit nga Doxa Katokopias dhe pas gjashtë vitesh do të luajë sërish në Kampionatin e Maqedonisë.

Filloi te Lokomotiva, luajti për Teteksin dhe Rabotniçkin, e më pas shkoi në Qipro.

Fillimisht një sezon në Alki dhe më pas në Doxa për të cilën ka mbi 130 ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat