​Heroi i Spanjës: Isha unë që shënova golin, por kjo ishte vetëm një provë e familjes që jemi

Futboll

​Heroi i Spanjës: Isha unë që shënova golin, por kjo ishte vetëm një provë e familjes që jemi

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 23:37
​Heroi i Spanjës: Isha unë që shënova golin, por kjo ishte vetëm një provë e familjes që jemi

Mikel Merino ishte heroi i sotëm i Spanjës, që i siguroi vendit të tij një vend në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Merino shënoi golin e fitores për Spanjën, e cila e mposhti Gjermaninë me shifrat 2:1 në çerekfinale.

Tani, Merino ka folur për mediat, për golin që e shënoi në çastet e fundit të ndeshjes.

“Gjithçka ndodhi në një milisekondë. Sapo pashë që Dani Olmo kishte topin, e dija se ai kishte shumë cilësi dhe se do të bënte një krosim të mrekullueshëm. Unë besova tek ai, bëra vrapimin pas Rüdiger dhe topi ishte fjalë për fjalë i përsosur. Më duhej vetëm të bëja vrapimin, të kërceja dhe të drejtoja goditjen me kokë. Pjesa tjetër është histori", tha Merino.

Më tej, Merino nuk deshi të merrte të gjitha lëvdatat për vete, pasi që tha që goli që e shënoi ishte “vetëm një provë e familjes që jemi”.

“Isha unë që shënova golin, por kjo ishte vetëm një provë e familjes që jemi. Ishte i gjithë ekipi ai që ishte përgjegjës për të – përpjekjet që bëmë në fushën e stërvitjes, në palestër. Momentet që askush tjetër nuk mund t'i shohë”, tha Merino.

Për fund, heroi spanjoll zbuloi se çka është e rëndësishme tani për lojtarët spanjollë.

“E rëndësishme është mentaliteti. Jemi shumë afër arritjes së diçkaje të rëndësishme dhe e vetmja gjë që duhet të jemi është profesionale. Pushoni, flini, hani mirë dhe përdorni motivimin që kemi në mendjen tonë. Do të jetë e lehtë të jesh 100% gati për ndeshjen e radhës”, tha Merino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat