Portugali - Francë, UEFA befason me lojtarin e ndeshjes!
120 minutat mes Portugalisë dhe Francës nuk prodhuan asnjë gol, pavarësisht rasteve në të dy krahët. “Ruleta” e penalltive u buzëqeshi francezëve, të cilët siguruan një kualifikim drithërues.
Në fund të sfidës lojtari më i mirë i ndeshjes është zgjedhur Dembele.
Edhe pse ai u aktivizua nga stoli në minutën e 67-të, në vend të Grizmanit, u vlerësua nga paneli teknik i UEFA-s si futbollisti më i mirë në fushë.