Ballafaqimi Zvicër - Angli pritet me kureshtje të madhe.
Zvicra synon historinë, kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian në futboll.
Përballja luhet sot (18.00).
Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, flet edhe për kapitenin Granit Xhaka.
“Ai është në formë, ne do të vendosim 100 për qind për të dhe ai do të luajë një lojë të shkëlqyeshme me ekipin e tij”, tha Yakin, transmeton media zvicerane "20min"..
Xhaka ka pas një shqetësim me një lëndim por duket se është i gatshëm për përballjen e madhe.