Statistika negative e Francës, nuk kishte ndodhur prej 60 vitesh!
Goli me aksion është shndërruar në një makth për Francën në këtë Europian.
“Gjelat” nuk kanë shënuar asnjëherë nga loja e hapur në gjashtë ndeshjet e fundit.
3 golat e vetëm të Francës, janë shënuar 1 me penallti dhe 2 kanë qenë autogola.
Kjo statistikë “shterpë”, kishte plot 60 vitesh që nuk regjistrohej. Duket se francezët janë futur në një ngërç për sa i përket gjetjes së golit..