Në seminar u diskutua për përgatitjet e ekipit kombëtar

Futboll

Në seminar u diskutua për përgatitjet e ekipit kombëtar

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 00:27
Pamje nga seminari

Është mbajtur sot seminari njëditor me trajnerët e futbollit të vajzave/grave si dhe trajneret e licencuara nga FFK. Ky seminar është organizuar nga Shoqata e Trajnerëve, ndërsa pa hezitim është mbështetur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Seminarin e hapi Ajet Shosholli, anëtar i bordit të Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit, duke theksuar rëndësinë e vetëdijësimit sa më të madh të trajnerëve të rinj.

Në këtë seminar i cili u mbajt në Kampin Nacional në Hajvali, ku ligjëruese ishte përzgjedhësja e Kombëtares, Anneli Andersen u diskutua për përgatitjet që ekipi kombëtar bënë për ndeshje zyrtare.

Në ligjëratë u shpjeguan çështjet teorike, derisa për ato praktike përzgjedhësja Andersen aplikoi një stërvitje me kombëtaren A si dhe vajzat e kombëtares U19, e ku të pranishmit patën mundësi ta shohin dhe bashkërisht ta analizojnë atë.

Ligjëruesja Andersen e konsideroi kënaqësi të ndaj eksperiencat e saj në futbollin ndërkombëtar me kolegët e saj dhe trajnerët në ardhje, derisa pohoi se duhet punuar shumë që të bëhen çdo herë e më të mirë, jo më të vjetër.

Ndërsa pjesëmarrësit e vlerësuan pozitivisht ligjëratën e përzgjedhëses Anneli Andersen, derisa pohuan se seminare të tilla janë të mirëpritura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat