Emin Bajrami është bërë me detyrë të re, duke nënshkruar me FC Mitrovica.
Klubi mitrovicas i cili aktualisht është në Ligën e Parë, ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Bajramin për edicionin 2024/25.
"Kemi arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur Emin Bajramin
Emin Bajrami është një nga ikonat e futbollit kosovarë, me një përvojë të jashtëzakonshme, i cili si futbollistë karrierën e kishte filluar te Rudniku, për të vazhduar te Flamurtari, Shkëndija-Tetovë, Apollonia-Fier, FC Kraishnik Velika në Bosnje, për tu kthyer sërish në Kosovë te Llapi, Besiana, Shqiponja, Llamkos Kosova dhe KF Hajvalia.
Me eksperiencën e tij të suksesshme edhe si trajner në vitet e fundit, Emin Bajrami është një nga goditjet më të mëdha për klubin nga Mitrovica", njofotn FC MItrovica.