Ballkani me 9 korrik 2024 do jetë në Estadi Nacional Andorra, për të zhvilluar ndeshjen e parë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, edicioni 2024/25.
Suharekasit janë duke përfunduar përgatitjet para ndeshjes ndaj Santa Coloma.
Kampionët janë favorit për këtë përballje, ku nuk shihet të ketë probleme për skuadrën e Ilir Dajës.
Me një fitore potenciale, Ballkani siguron Play Offin e Ligës së Konferencës.
Therandasit nuk janë duke u ndalur në merkato, ku deri më tani janë nga skuadrat më aktive, duke nënshkruar me disa futbollistë mjaftë cilësorë.