Roma kërkon sulmues

Futboll

Roma kërkon sulmues

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 11:23
Alexander Sorloth

Drejtuesit e Romës kanë nisur nga puna për të zëvendësuar Romelu Lukakun, tashmë të orientuar drejt Milanit apo Napolit. Në qendër të merkatos së kryeqytetasve është vendosur Alexander Sorloth, lojtar që aktivizohet me Villareal në LaLiga.

28-vjeçari dallohet që fizikun, duke qenë se është nga ata sulmues që mbush zonën me shtatëlartësinë e tij dhe që jo më kot njihet si “gjigandi” norvegjez. Roma ka kërkuar zyrtarisht informacion te Villareal për Sorloth, i cili ka një kontratë deri në vitin 2028 me “nëndetësen” e verdhë.

Spanjollët janë përgjigjur dhe kërkojnë jo më pak se 30 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin, teksa nuk ofrojnë asnjë skonto.

Kjo duke parë edhe sezonin e shkëlqyer të Sorloth së fundmi, me sulmuesin që shënoi 23 gola në LaLiga duke u renditur si golashënuesi i dytë më i mirë vetëm pas Dovbyk të Gironës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat