Kimmich Shumë gjëra shkuan kundër nesh

Futboll

Kimmich Shumë gjëra shkuan kundër nesh

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 11:43
Joshua Kimmchi

Gjermania u largua nga EURO 2024-a pas humbjes 2:1 kundër Spanjës.

Një disfatë që dhemb shumë për “pancerat”, pasi goli që vulosi eliminimin e tyre u shënua në minutën e 119.

Joshua Kimmchi është shprehur i zhgënjyer: “Është shumë e padrejtë.

Në pjesën e parë spanjollët ishin më mirë, por në pjesën e dytë dhe në kohën shtesë ne ishim shumë më mirë dhe kishin shumë më tepër shanse më të mira.

Spanja donte që ta dërgonte ndeshjen me penallti.

Të lë një shije të hidhur që pësuam golin e dytë në minutën e fundit.

Patëm dy shanse të mira pas kësaj.

Gjithashtu kishim një penallti për prekje të topit me dorë përpara 2:1-shit. Fatkeqësisht, shumë gjëra shkuan kundër nesh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat