Josa rikthen në fushë Besën!
Besa e Kavajës është një nga ekipet më aktive në merkaton e verës.
Drejtuesit kanë arritur të bëjnë afrime cilësorë për të bërë të mundur ngjitjen në elitë.
Lojtarët do të vazhdojnë pushimet edhe për pak ditë. Mirel Josa bashkë me stafin teknik kanë vendosur që të nisin përgatitjet. Saktësisht më 10 korrik është parashikuar që ekipi të grumbullohet dhe të nisin kështu zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri.
Të gjithë lojtarët duhet të paraqiten në orën 16:00 për t’u prezantuar fillimisht me stafin e rid he më pas do të nisen drejt stadiumit të Luzit, ku do të vazhdojnë me përgatitjet. Stërvitja e parë e ekipit do të zhvillohet në orën 15:00.