Michele Di Gregorio është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së Juventus-it.
Portieri i Monza-s kaloi te “Zonja e Vjetër” në formë huazimi me detyrimin e blerjes në fund të sezonit të ardhshëm.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi “bardhezi” në një njoftim në faqen zyrtare, ku ndër të tjera zbulon edhe termat financiar të kësaj lëvizjeje.
“Michele i bashkohet Juventus-it si fitues i çmimit të portierit më të mirë në Serie A sezonin e kaluar, i cili u fitua përmes formës së tij të shkëlqyer në portën e Monza-s”-shkruhet në njoftimin e Juve-s.
Për të bërë të mundur këtë huazim, Juventus i ka paguar Monza-s një shifër prej 4.5 milionë euro, ndërsa nëse do e blejë në fund të huazimit, që sipas vetë njoftimit të Juve-s “do të ndodhë” atëherë klubi torinez do të paguajë një shumë prej 13.5 milionë euro.