Lojtari i Maqedonisë së Veriut, Ramin Alii, largohet nga skuadra e Skënderbeut të Korçës, duke vazhduar në Bjellorusi.
Konkretisht, mesfushori po kalon te skuadra Isloch, e cila aktualisht zë vendin e dhjetë në kampionatin aktual të këtij vendi.
Alii është ish-përfaqësues i Maqedonisë U21, ndërsa tani raportohet se karrierën do ta çojë në një nivel krejtësisht tjetër.
Ai është fëmijë i Shkupit dhe me skuadrën e tij të re ka rast të madh për të luajtur në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, sepse para vetes ka dy ndeshje me skuadrën La Florita nga Andorra.