Në edicionin e sotëm të “Gazzetta dello Sport” mund të lexohet një editorial i firmosur nga ish-trajneri Arrigo Sacchi, i cili thotë në lidhje me tregun e transferimeve të Milanit:
“Kuqezinjtë janë në mes të një revolucioni, si në nivel teknik, ashtu edhe në nivel drejtues. Duhet të kuptojmë nëse rruga e ndjekur është e duhura.
Kam lexuar që për rolin e sulmuesit mendojnë Lukakun ose Zirkzee, por janë dy sulmues krejtësisht të ndryshëm. Belgu është i fuqishëm dhe imponohet me forcë, mbështetet në cilësitë e tij fizike.
Holandezi është teknik dhe i pëlqen të luajë me shokët e tij.
A është e mundur që të dy janë të duhurit për Milanin? Ose zgjidhni Lukakun, ose zgjidhni Zirkzee.
Duhet të jetë Fonseca, ai që vendos. Vetëm trajneri e di çfarë i duhet, bazuar në stilin dhe lojën që dëshiron t’i japë skuadrës, se çfarë elementesh janë të përshtatshëm”.