Elbasani prej ditësh vazhdon punën për të gjetur trajnerin e ri.
Shumë emra janë përfolur për të marrë drejtimin e elbasanasve në sezonin e ri, por deri më tani ende nuk ka asgjë konkrete.
Diego Longo ishte emri i fundit që ishte afër kalimit te verdheblutë, porn ë orët e fundit kjo “pistë” ka rënë.
Drejtuesit kanë “hequr” dorë nga italiani dhe në këtë mënyrë kërkimet për timonierin e ri do të vazhdojnë.
Siç bëhet me dije drejtuesit kërkojnë një trajner të huaj që në të kalaurën ka drejtuar në Superiore, pasi dëshirojnë një emër që e njeh mirë ambientin e Superiores.
Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për Elbasanin, që me shumë gjasa do të vendosë për trajnerin që do t’i besojnë skuadrën në elitë.