Brighton i rrëmben objektivin Milanit

Futboll

Brighton i rrëmben objektivin Milanit

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Anglezët ia dolën për të bërë realitet këtë operacion teksa nuk ishin të vetmit në garë, pasi për mesfushorin interesohej edhe Milan që kishte nisur prej kohësh kontaktet, por në fund u dorëzua.

Brighton i plotësoi të gjitha kushtet e kërkuara nga lojtari dhe jo vetëm, pasi anglezët plotësuan edhe kërkesat e Feyenoord që pas këtij transferimi arkëtoi 30 milionë euro

“Brighton & Hove Albion konfirmojnë nënshkrimin e holandezit Mats Wieffer nga Feyenoord, me lojtarin që ka firmosur një kontratë deri në vitin 2029” – shkruan klubi anglez.

Një transferim i rëndësishëm edhe për vetë Wieffer, i cili në moshën 24-vjeçare bën kapërcimin drejt Premier League, teksa mesfushori koleksionoi numra të rëndësishëm sezonin e kaluar me 35 ndeshje dhe 5 gola në të gjitha kompeticionet me Feyenoord.

Në fjalët e para, pas nënshkrimit të kontratës, Wieffer u shpreh shumë i lumtur dhe krenar për këtë transferim dhe mezi po pret të debutojë me Brighton.

“Prej kohësh kisha mësuar de Brighton kishte shfaqur interes për mua. Mënyra se si luan skuadra, objektivat dhe fakti që është një vend i bukur për të jetuar janë arsyet pse zgjodha Brighton-in. Jam shumë i lumtur që jam këtu, jam krenar pasi ka qenë gjithmonë një ëndërr të luaj në Premier League, kjo sepse është niveli më i lartë.

Sezonin e kaluar kam luajtur në Champions League, por çdo javë në Premier League duhet të të jetë në një nivel më i lartë dhe kjo do të jetë sfida ime më e madhe” – përfundoi Mats Wieffer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat