Tifozët gjermanë shpërthejnë

Futboll

Tifozët gjermanë shpërthejnë

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 14:33
Tifozët

I shkaktoi eliminimin nga Europiani, tifozët gjermanë shpërthejnë kundër arbitrit për rastin e penalltisë!

Menjëherë pas fishkëllimës së fundit pati një diskutim në internet dhe shumë tifozëve të Gjermanisë ishin “ndezur”. Ja çfarë shkruajnë në platformën sociale “X”: “Gjermania është grabitur.

A mund të më japë dikush një arsye pse nuk ishte një lojë me dorë?

Këta gjyqtarë anglezë po e prishin futbollin. Qesharake dhe patetike!” Një tjetër fanse ka postuar një foto të arbitrit Entoni Tejlor, ndërsa me sarkazëm shkruan: “Njeriu i ndeshjes”.

Konkretisht Xhamal Musiala goditi topin në adresim të portës spanjolle, por gjeti dorën e zgjatur të Kukurelës. Kryesori Tejlori nuk pati asnjë moment hezitimi për të parë në “VAR” apo komunikuar me asistentë, duke e lënë lojën të vijojë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Nuk dihet nëse UEFA do të marrë sanksione kundrejt tij, pas kësaj skene e konsideruar si e turpshme nga tifozë të shumtë gjermanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat