Pas një faze intensive përgatitore dhe tri miqësoresh, Partizani mori dy ditë pushim për të relaksuar muskujt para startit të planit të ndeshjes me Marsaslok.
Ditën e sotme skuadra do të mblidhet për të nisur sprintin final për betejën e 11 korrikut në orën 20:00.
Sakaq, është vendosur edhe stadiumi i ndeshjes, që do të jetë “Elbasan Arena”.
Siç “Panorama Sport” e paralajmëroi, plani do të ndryshojë, me klubin e kuq, që shpjegon arsyen. “Klubi zyrtarizon stadiumin ‘Elbasan Arena’ si impjantin që do të presë takimin Partizani-Marsaslok.
Ndryshimi i axhendës së kësaj përballje ka ardhur si pasojë e gjendjes shumë të rënduar të fushës së stadiumit ‘Air Albania'”, shkruan klubi i kuq.