Suhareka vazhdon të jetë një nga skuadrat më aktive në tregun e transferimeve në elitën e futbollit tonë.
Skuadra e futur për herë të parë në Superligë synon që të lë gjurmë dhe për këtë po bën disa transferimeve shumë interesante.
Goditja e radhës nga Suhareka është Argtim Ismaili, mesfushor i lindur dhe rritur në Zvicër.
Telegrafi mëson se marrëveshja mes palëve është arritur dhe zyrtarizimi do të bëhet në orët e ardhshme.
25-vjeçari ka qenë një nga talentët më të mëdhenj në futbollin zviceran, por disa lëndime ndalën hovin e tij.