Zvicra eliminohet
Anglia me penallti e ka eliminuar Zvicrën, duke e mposhtur me rezultat 5:3.
Zvicra e kapitenit Grait Xhaka, Xherdan Shaqirit me shokë, lëshuan rastin që të futen në histori, për herë të parë janë në gjysmëfinalen e garës më të fuqishme të Kontinentit të Vjetër.
Anglia - Zvicra 1:1
Shënues: Saka (79') - Embolo (75').
Kartona të verdhë: Kane, Schar, Widmer.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, Konsa (Palmer 78'), Trippier (Eze 78'), Rice, Mainoo (Shaw 78'), Saka, Bellingham, Foden (Alexander-Arnold 115') dhe Kane (Toney 109').
Zvicra: Sommer, Schar, Akanji, R. Rodriguez, Ndoye (Zakaria 98'), Freuler (Sierro 118'), G. Xhaka, Aebischer (Amdouni 118'), Rieder (Zuber 63'), Vargas (Widmer 63') dhe Embolo (Shaqiri 109').
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (1:1) dhe me të njëjtin rezultat edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.
Kapiteni Granit Xhaka ka dhënë maksimumin, ndërsa Xherdan Shaqiri është inkuadruar në minutën e 109-të, duke i dhënë ‘zjarr’ lojës së Zvicrës.
Përballja mes Anglisë dhe Zvicrës u karakterizua me një rivalitet në pjesën e parë.
Herë Anglia e herë Zvicra kishin dominimin por pa raste shënimi në 45 minutat e parë.
Edhe pjesa e dytë pothuajse e ngjashme si e para për dallim në 15 minutat e fundit të kohës së rregull, ku pamë dy gola.
Në minutën e 75-të, Ndoye për bukuri asistoi e Brel Embolo nga afërsia me zgjuarsi ka realizuar për 0:1.
Nuk vonoi as 4 minuta dhe anglezët kundërpërgjigjen. Në minutën e 79-të, Bukayo Saka nga rreth 17 metra me goditje të fortë e përtokë ka shënuar në këndin e djathtë, 1:1.
Në minutën e 94-të, Rice ka dërguar një projektil nga distanca por portieri i Zvicrës, Sommer, me paradë e dëboi në korne.
Në minutën e 117-të, Xherdan Shaqiri nga rivënia e këndit goditi bukur dhe shtylla e parë (e majtë) e shpëtoi Anglinë.
Ndeshja përfundoi baras pas 120 minutave.
Nga penalltitë, për Anglinë realizuan Palmer, Bellingham, Saka, Toney dhe për Zvicrën shënuan Schar, Shaqiri, Amdouni; dështoi Akanji (Pickford e mbrojti).