​Vjen reagimi nga UEFA për gjyqtarin Taylor që nuk akordoi penallti për Gjermaninë në rastin e Cucurellas

Futboll

​Vjen reagimi nga UEFA për gjyqtarin Taylor që nuk akordoi penallti për Gjermaninë në rastin e Cucurellas

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Në çerekfinalen e mbrëmshme të Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë kishte polemika se gjyqtari Anthony Taylor nuk akordoi penallti për kombëtaren gjermane.

Mbrojtësi spanjoll, Marc Cucurella e preku topin me dorë brenda 16-metërshit pas një goditje të Jamal Musialas, por që referi Taylor nuk e ndali lojën për prekje të topit me dorë.

Kështu, Taylor ia mohoi Gjermanisë mbrëmë një penallti.

Tani, UEFA ka reaguar sa i përket rastit në fjalë duke e cilësuar vendimin e Taylor si “të saktë”.

UEFA ka deklaruar se vendimi i Anthony Taylor për të mos akorduar penallti për këtë incident është i saktë sepse “dora e Cucurellas nuk ishte në një pozicion jonatyral në momentin që u godit nga topi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat