Euro 2024: Formacionet zyrtare të Holandës dhe Turqisë

Futboll

Euro 2024: Formacionet zyrtare të Holandës dhe Turqisë

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 20:14
Holanda-Turqia

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet çerekfinalja e fundit e Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Holandës dhe Zvicrës.

Përballja e sotme do të zhvillohet në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit, ku të dy kombëtaret do të “luftojnë” për biletën e fundit drejt gjysmëfinales së Euro 2024.

Në raundin e 16-të, Holanda e eliminoi Rumaninë 3:0, kurse Turqia e eliminoi Austrinë 2:1.

Takimi i fundit mes Holandës dhe Turqisë daton në muajin shtator të vitit 2021, ku asokohe Holanda triumfoi me rezultat të thellë 6:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesat e vetme do të jenë te Turqia, ku nuk do të paraqiten Merih Demiral, Orkun Kokcu dhe Ismail Yuksek.

Tanimë formacionet zyrtare janë publikuar, dhe ato i gjeni më poshtë.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat