Turqia e pafat
Holanda është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
‘Tulipanët” shënuan fitore me përmbysje me rezultat 2:1 ndaj Turqisë.
Turqia e pafat, pasi që pati raste por kur nuk e do nuk e do.
Në minutën e 35-të, talenti Guler ka harkuar për bukuri e Akazdin me kokë ka e realizuar për 0:1.
Holanda - Turqia 2:1
Shënues: de Vrij (71') , Gakpo (76') - Akaydin (35').
Kartona të verdhë: Simons, Ake, Van Dijk.
Holanda: Verbruggen - Dumfries, de Vrij, van Dijk, Aké (van de Ven 73') - Schouten, Reijnders (Veerman 73'), Bergwijn (Weghorst 46'), Xavi Simons (Zirkzee 87'), Gakpo - Depay (Frimpong 87').
Turqia: Günok – Ayhan (Kilicsoy89’), Akaydin (Tosun 82'), Bardakci - Müldür (Celik 82'), Özcan (Yokuslu 77'), Calhanoglu, Kadioglu, Arda Güler - Yilmaz, Yildiz (Akturkoglu 77').
Në minutën e 56-të, Guler ka dërguar goditje të fortë nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra, por shtylla e poshtme e djathtë e shpëtoi kombëtaren "Tulipane".
Kenan Yildiz në minutën e 65-të ka gjuajtur nga rreth 20 metra dhe mezi ka pritur portieri holandez.
Përmbysja për 6 minuta. Në minutën e 70-të, Wout Weghorst nga afërsia dështoi.
Pas një minute (71') Stefan de Vrij me kokë barazuar pas asistimit të Depay.
Në minutën e 76-të, Gakpo nga afërsia ka realizuar golin e fitores së madhe.
Në fund të takimit me fat Holanda, turqit shpërdorojnë një rast ideal.
Në gjysmëfinale do të takohen Spanja – Franca dhe Holanda – Anglia.